7 Tetor 2016 - 15:35
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, thuhet në komunikatë, në mbledhjen e mbajtur dje, më 6 tetor, bazuar në kompetencat e tij ligjore ka bërë shpalljen e njëzetetre (23) aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, të cilat janë propozuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Procesi i shqyrtimit të aseteve të propozuara është zhvilluar në disa faza, duke përfshirë analizën e dosjeve të propozuara, kualifikimin dhe vlerësimin e gjendjes së tyre. Ky proces është finalizuar me shpalljen e 23 aseteve në mbrojtje të përhershme pas shqyrtimit, vlerësimit dhe kualifikimit të propzimeve nga MKRS. Këto asete të shpallura bëjnë pjesë në dy kategori, trashëgiminë arkeologjike dhe arkitekturale.
Procesi i shpalljes në mbrojtje të përhershme zhvillohet për herë të parë në Republikën e Kosovës dhe me të drejtë konsiderohet zhvillim historik për trashëgiminë e vendit tonë duke e afruar në këtë mënyrë edhe më shumë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO si dhe mekanizmat e nismat e tjera ndërkombëtare. Njëkohësisht ofron mbrojtje ligjore të nevojshme për ruajtjen e trashëgimisë kulturore duke u bazuar dhe mbështetur në kriteret profesionale të përcaktuara në legjislacionin vendor dhe atë ndërkombëtar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...