“Marubi” - dëshmi e historisë dhe e kulturës së pasur shqiptare

7 Tetor 2016 - 09:35      

Prishtinë, 7 tetor - Kuratorja e ekspozitës me fotografi të fototekës “Marubi” që është hapur së fundmi në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam të Holandës, në një intervistë të shkurtër për gjigantin britanik BBC, ka thënë se këto fotografi bartin dëshminë e kulturës dhe historisë së pasur të Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kim Knoppers është kuratore e ekspozitës “Dynasty Marubi - A hundred years of Albanian studio photography” (Dinastia Marubi - 100 vitet e studios fotografike shqiptare”. Në një videolajm të publikuar të enjten në BBC, me imazhe të Marubit dhe tinguj të “Luleborë” Knoppers tregon përse ky koleksion është i rëndësishëm.

“Menjëherë pas shpikjes së fotografisë, një italian hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri. Tani një ekspozitë me fotografi të marra nga tri gjenerate të fotografëve është hapur në Muzeun e Fotografisë në Amsterdam të Holandës”, shkruan BBC.

Knoppers ka rrëfyer një historik të shkurtër të studios së famshme të fotografisë, që është hapur edhe si Muze (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...