7 Tetor 2016 - 08:38
Sipas njoftimit të kryesuesit të KK-së së Prizrenit, Kujtim Gashi, të publikuar në rrjetet sociale, ekzistojnë dy opsione për realizimin e këtij projekti, shkallët lëvizëse ose teleferiku. Përderisa zyrtarët institucionalë theksojnë se krijimi i qasjes së re në Kala është kërkesë e grupeve të komunitetit, në anën tjetër njohës të pavarur të trashëgimisë kulturore konsiderojnë se veprimet në këtë drejtim duhet të jenë shumë të matura dhe të studiuara në hollësi.
Në të kundërtën, sipas tyre, mund të sjellin pasoja të pariparueshme për monumentin arkeologjik dhe prishjen e origjinalitetit të Qendrës Historike të qytetit. Madje reagime kundërshtuese ka pasur edhe dy vjet më parë, kur ishte prezantuar një propozim nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prizrenit për ndërtimin e shkallëve lëvizëse që çojnë në Kala.
Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, në një prononcim të shkurtër për gazetën, ka theksuar se komisioni në fjalë është formuar të enjten, dhe se në përbërje të tij janë pesë anëtarë nga Kuvendi i Komunës, drejtori i Urbanizmit, dy anëtarë nga shoqëria civile, një nga organizata "Handikos" dhe një anëtar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Kryesues i këtij Komisioni është zgjedhur Kujtim Gashi, ndërkaq zëvendëskryesues, Senat Haliti nga organizata CHwB (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...