“Apologjia e vërtetë e Sokratit” rikthehet në Gjenevë

6 Tetor 2016 - 12:01      

Tiranë, 6 tetor - Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi, do të ngjitet në skenën e Gjenevës me “Apologjinë e vërtetë të Sokrartit”. Ky është një rikthim i Kabashit me po të njëjtën shfaqje në këtë qytet zviceran, shkruan sot Koha Ditore.

Monodrama e njohur, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e shquara e aktorit të shqiptar, dhe do të shfaqet me 8 të këtij muaji. “Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por me përkthim frëngjisht. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar”, raportojnë mediat shqiptare të mërkurën. Sipas tyre, shfaqjen e mundëson komuniteti shqiptar i këtij qyteti.

Aktori Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë shqiptarë, përderisa “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga presidenti i Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...