Filmi ‘Babai’ pjesë e festivalit GoetheFest në Beograd të Serbisë

6 Tetor 2016 - 09:35      

Prishtinë, 6 tetor - Filmi kosovar “Babai”do të marrë pjesë në GoetheFest 2016, festival i filmit që organizohet në Serbi nga Goethe Institute dhe këtë vit vjen nën konceptin “Realiteti kafshon”.

Ai do të shfaqet në 11 tetor në Qendrën Kulturore të Beogradit. Ky film shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku)k, një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve ’90, ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë mes dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.

Në GoetheFEST 2016 do të shfaqen edhe filma që kanë qenë pjesë e Berlinales dhe filma që kanë marrë çmime të mëdha në Gjermani, mes tyre “Agonija”, “Fak Ju Gete 2” me regji nga Bora Dagtekin, “Kralja” etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...