Dirigjenti Memli Kelmendi prezantohet në Kroaci

6 Tetor 2016 - 09:21      

Në takimet e 49-ta korale kroate, që kësaj radhe mbahen në Rovinj të Kroacisë, në mesin e shumë koreve të njohura do të jetë kori “Hrvatsko pjevačko društvo -Slavulj“ nga Petrinje, ku në programin e tyre artistik dhe që ka karakter garues do të jetë edhe vepra e Memli Kelmendit “Agnus Dei, që do të dirigjohet nga dirigjenti i njohur Josip Degl’ Ivellio.

Në këtë festival do të jenë mbi 500 solistë dhe kore të njohura si:

Kulturno umjetničko društvo „Rudolf Rajter“, Ivanec
Djevojački zbor PHPD-a „Zora“, Karlovac
Hrvatsko pjevačko društvo „Kalnik“, Križevci
Mješoviti pjevački zbor „Emil Cossetto“, Zagreb
Djevojački zbor „Cantus ante omnia“, Zagreb
Mješoviti pjevački zbor KUEU-e „Kaj“, Zlatar Bistrica
Mješoviti zbor KUD-a „Graničar“, Garešnica
Mješoviti pjevački zbor KUD-a „Ban Josip Jelačić“, Zaprešić
Ženski zbor KUD-a „Učka“, Matulji
Hrvatsko pjevačko društvo „Slavulj“, Petrinja
Pjevački zbor „Josip Štolcer Slavenski“, Čakovec

Më 9 tetor 2016, në Bakar të Kroacisë, në kuadër të koncertit recital të korit “Hrvatsko pjevačko društvo -Slavulj“, i cili dirigjohet nga maestro Josip Degl’ Ivellio dhe që mbahet në s.v “Andrej”, ku në këtë program do të ketë vepra nga kompozitorë të njohur botërorë, ndërsa dirigjent musafir i kësaj mbrëmje do të jetë dirigjenti nga Kosova – Memli Kelmendi.

“Vërtet ky është një emocion i veçantë ngase është kënaqësi, poashtu edhe privilegj shumë i madh të dirigjosh një kor të tillë e aq më tepër në një shtet tjetër, duke e marrë parasysh se ky kor ka një traditë të vjetër të muzikës korale që nga viti 1864.” – tha Kelmendi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...