6 Tetor 2016 - 08:29
Ani pse kjo çështje është trajtuar edhe më herët, tani MKRS-ja është bindur për një gjë të tillë nëpërmjet vetë Departamentit ligjor të saj. Sipas konstatimeve të nxjerra në një opinion ligjor të këtij Departamenti, Ministria e Kulturës qysh prej vitit 2006, kur është miratuar Ligji për trashëgimi kulturore nuk është duke e respektuar atë sa u përket restaurimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore.
Institucioni më i lartë kulturor ka mbështetur restaurimet dhe konservimet në objektet e trashëgimisë kulturore nëpërmjet kompanive private. Janë anashkaluar institucionet shtetërore që, sipas Ligjit, janë dera e parë ku duhet trokitur sa u përket këtyre projekteve. Pos kësaj, MKRS-ja kurrë nuk ka licencuar asnjë restaurues e konservues, ashtu siç përcakton Ligji. Madje s’ka as mekanizëm për ta bërë këtë.
Licenca, sipas Ligjit, është kusht për restaurimin dhe konservimin e aseteve të trashëgimisë kulturore. Kësisoj ndërhyrjet janë bërë nga persona që nuk posedojnë licenca nga institucioni që u ka dhënë punë, edhe pse ka qenë në dijeni që ndryshe përcakton Ligji për trashëgimi kulturore, siç kishte raportuar gazeta disa herë ashtu sikurse dhe për mosrespektimin e licencimit të restauruesve që është detyrim ligjor për MKRS-në...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...