5 Tetor 2016 - 12:26
Ky film tash vazhdon rrugëtimin në festivale tjera. ‘Home’ është pranuar në konkurrencën zyrtare në festivalin kualifikues për çmim Oscar, në ‘St. Louis Film Festival’ i cili do të mbahet nga 3 deri me 13 nëntor në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fituesit e çmimeve ‘Best Live Action Short’, ‘Best Animated Short’, ‘Best of Fest (Narrative Short)’ dhe ‘Best Documentary Short’ mund të aplikojnë për konsiderim në Oscars.
‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.
Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina.
Ky film është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...