
5 Tetor 2016 - 12:20
Prej aty do të udhëtojë edhe për në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë, për t’u rikthyer në Teatrin e qytetit të Ferizajt, shkruan sot “Koha Ditore”. Turneu rajonal i shfaqjes do të përmbyllet me 15 të këtij muaji në Teatrin e Tetovës. Protagonistë të kësaj komedie janë aktorët: Albana Agaj, Günther Kaindl, Ursula Stäubli, Robert Baranowski dhe Nadim Jarrar.
Aktorja Albana Agaj, e cila prej vitesh bën art në teatro të ndryshme në Zvicër, Gjermani, Austri e vende të tjera, drejton trupën teatrore “Forever productions”, që është bashkëprodhuese e shfaqjes.
“Kosovo for Dummies” është dhënë premierë në teatrin “Schlachthaus Bern” dhe sipas Agajt, reprizat e shfaqjes janë dhënë dhe parashihet të jepen edhe në Cyrih, Luzern, Wintherthur, Leipzig e vende të tjera.
Siç përshkruhet në sinopsis, “Kosovo…” është një komedi e realizmit magjik, që në mënyrë groteske e sureale shtjellon një histori të vogël të një vajze me emrin Antigona, e cila dëshiron të fluturojë bashkë me ëndrrat e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...