Foto: Koha

Edicioni i nëntë i ekspozitës “Net’Rrjet” bashkon 15 artistë të rinj

5 Tetor 2016 - 11:15      

Prishtinë, 5 tetor - Dy vajza, njëra e veshur si nuse që rri drejt e sipas zakoneve, dhe tjetra që për pajë ka diplomën dhe shkollimin, përmes një performance paraqesin dy gjenerata të ndryshme në një kohë.

Më pas një pikturë me njeriun që fsheh fytyrën me dorë, si një i panjohur kërkon të jetë pjesë e një shoqërie të panjohur, shkruan sot “Koha Ditore”. Portreti i nënës me të bijën, e cila ia bën me gisht vajzës që të mbyllë gojën e qepur me penj, flet për heshtjen si koncept dhe mundësi për të reflektuar dhe zgjidhur çdo mosmarrëveshje.

Krejt ndryshe është triptiku që si personazh ka lopën dhe ngjan fort me stilin e Andy Warholit. Piktura e parë është me ngjyrë të kaltër në sipërfaqe të zezë, e dyta e kafenjtë me të bardhë në sipërfaqe të hirtë dhe e treta e kuqja në sipërfaqe të verdhë. Kjo lidhet me politikën në vend: rrethanat mund të ndryshojnë, por personazhi mbetet i njëjtë.

Këto punime bashkë me disa të tjera kanë zënë vend në sallën kryesore të Galerisë së Fakultetit të Arteve. Bashkë me katër video dhe një instilacion që kanë zënë vend në sallën tjetër janë pjesë e edicionit të nëntë të ekspozitës “Net’Rrjet” që këtë vit si temë pati “Question of the day” (Pyetja e ditës).

Në këtë formë 15 artistë të rinj, shumica prej tyre studentë, përmes veprave të tyre mëtuan të japin përgjigje rreth situatave të ndryshme që i preokupon dhe në të njëjtën kohë ngjallën pyetje për çështje të tjera.

Përveç Nita Zeqirit, Erza Gjobalajt e Xhemile Grajçevcit, në këtë ekspozitë, që organizohet nga Majlinda Kelmendi, morën pjesë edhe Zgjim Zyba, Albana Ejupi, Blerim Tmava, Frederik Berisha, Kaltrina Vrajolli, Mirjeta Qehaja, Naim Geci, Rea Latifi, Rinor Hoti, Roland Kabashi, Thëllëza Shiterica, dhe Argenita Fetahu.
“‘Net’Rrjet’ tashmë është në edicionin e nëntë të saj, por çdo vit unë vendos koncept të ri. Ky koncept varet nga rrethanat dhe tematikat që na i ofron vetë jeta. Artisti është koherent, kështu që ne herë pas here prekim tema të ndryshme. Kam krijuar një koncept me temën ‘Pyetja e ditës’”, ka thënë Kelmendi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...