
5 Tetor 2016 - 10:11
Ia ka besuar restaurimin e objektit të ahurit që është pjesë e kompleksit “Emin Gjiku” në Prishtinë, ku është i vendosur edhe Muzeu Etnologjik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania “Pleqja Construction” është përzgjedhur që të restaurojë këtë objekt dhe për këtë do të paguhet 15 mijë e 728 euro. Në dy vjetët e fundit MKRS-ja ka pasur probleme të vazhdueshme me këtë operator ekonomik.
Në nëntor të vitit 2014, kompania “Pleqja...” në vend që të përdorte llaç tradicional, kishte përdorur llaç gëlqereje duke mos respektuar planin për restaurimin e Hanit të Qerim Qerimit në Verbicë të Zhegocit në Gjilan, objekt që mbrohet me ligj si aset i trashëgimisë kulturore.
Vitin e kaluar të njëjtës kompani i është besuar renovimi i shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Pasi ishte vendosur graniti, në korrik gazeta kishte raportuar se kompania s’e kishte respektuar kontratën duke shtruar granit më të hollë në pushimoren e shkallëve të TKK-së.
Këtë e kishte konstatuar edhe një komision i MKRS-së. Në vend të granitit me trashësi prej 4 centimetrash, në pushimoren e dytë ishte përdorur granit me trashësi prej 1.5 centimetrash. Mospërfillja e kontratës ishte pranuar dhe nga kompania punëkryerëse “Pleqja Construction”.
Por operatori nuk është penalizuar në asnjërin rast.
Pavarësisht këtyre “Pleqja Construction” ka fituar tenderin për restaurimin e ahurit në kompleksin “Emin Gjiku” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...