Spahija me 15 fotografi nga “Koha e akullit” në Itali

5 Tetor 2016 - 08:59      

Prishtinë, 5 tetor - Portrete të cilat përshkohen nga një dozë trishtimi, të përmbledhura në ciklin e fotografive me titull “Koha e akullit”, do të prezantohet para audiencës italiane.

Qyteti veriperëndimor italian, Asti, është vendi ku do të ekspozohen 15 fotografi të fotografit nga Kosova, Fahredin Spahija, shkruan sot “Koha Ditore”. Për herë të parë, këto fotografi, Spahija i kishte ekspozuar në shtator në galerinë “Arkapi” të Shkodrës, në një ekspozitë të përbashkët me fotografen shkodrane, Rozafa Shpuza.

Ekspozita e cila qe konceptuar si paraqitje e dy autorëve me stile krejtësisht të ndryshme e ballafaqim i fotografisë klasike me atë eksperimentuese apo konceptuale, më 15 të këtij muaji do të bartet në qytetin italian.

Fotografitë e dy autorëve shqiptarë do të ekspozohen në hapësirat e “Biblioteca Astense Giorgio Faletti”, që mban emrin e shkrimtarit të njohur italian, Giorgio Faletti. Biblioteka konsiderohet si një nga veprat më të bukura arkitektonike të këtij qyteti dhe ambientet e saj shfrytëzohen për ekspozita arti dhe ngjarje kulturore.

Ekspozita që organizohet është në kuadër të disa ngjarjeve kulturore që kanë për qëllim prezantimin e kulturës shqiptare për audiencën italiane. Organizatorë të saj janë “Alb Art Associazione Culturale”, “Biblioteca Astense Giorgio Faletti”, “Centro Provinciale Istruzione Adulti” dhe “Fondazione Migrantes”.

“Bëhet fjalë për ciklin tim të fundit, të cilin kam filluar ta realizoj tash e katër vite më parë. Cikli ‘Koha e akullit’ mendoj se e dëshmon pjekurinë time artistike në fushën e artit fotografik, që përveç teknikës krejtësisht origjinale karakterizohet edhe për nga atmosfera që e përshkon”, ka thënë Spahija.

Ai ka shtuar se temat të cilat janë pjesë e këtij cikli, janë kryesisht nudo dhe portrete që përshkohen nga një dozë trishtimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...