4 Tetor 2016 - 17:29
Shala dhe Chaber theksuan nevojën që raportet politike në fushën e kulturës dhe të sportit, të zhvillohen edhe më tutje, sidomos me komunikim më aktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Francës, dhe me njohjet të ndërsjella kulturore.
Shala e falënderoi ambasadorin Chabert për vizitën, dhe njëherësh i uroi sukses në misionin e ri në Kosovë, duke theksuar se, për Kosovën dhe institucionet e kulturës, bashkëpunimi me Francën është i një rëndësie të veçantë.
Ai u shpreh se Kosova synon të bëhet pjesë e organizatave kulturore dhe për këtë kërkoi ndihmën aktive dhe bashkëpunimin e Francës.
Ndërsa ambasadori Chabert e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se detyra e tij e re është një përgjegjësi e rëndësishme, që të vazhdojë bashkëpunimin me Institucionet e Kosovës, sidomos në fushën kulturës dhe sportit.
Po ashtu, ambasadori Chabert u shpreh se ka vullnet dhe mundësi që bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Kosovës të zgjerohet edhe në fusha tjera, duke përmendur librin, letërsinë dhe arkeologjinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...