Albulena Kryeziu, aktorja më e mirë në Mediterranean Film Festival

4 Tetor 2016 - 13:33      

Festivali Mediterranean Film Festival në Itali ka shpallur si aktoren më të mirë të këtij edicioni Albulena Kryeziun.

Aktorja nga Kosova është shpallur më e mira për rolin e saj në filmin “Tradhti me letra” me regji nga Valmir Tertini.

Këtë, sipas KultPlus, e bëri publike vetë regjisori në rrjetin social duke u shprehur edhe njëherë falënderues për të gjithë.

“Tradhti me letra”, flet për Meritën e cila ka pranuar që Azemi, burri i saj të martohet me një grua gjermane sa për t'i bërë letrat. Merita dhe Azemi kanë një vajzë. Pas katër viteve, Ana gruaja e Azemit insiston të vijë në Kosovë për të parë se ku ka jetuar burri i saj. Azemi, Meriten e prezanton si motrën e tij kurse gocën si mbesë të tij. Atë natë, të gjithë flenë, ndërsa Merita nis të qaj te pragu i derës, përballë dhomës së Azemit dhe Annës. Merita aty ndjenë tradhtinë e hapur.

Në këtë film me rolet e tyre luajnë aktorët : Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Molikë Maxhuni dhe Nexhip Nexhipi.

Albulena është pjesë e Trupës Rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Mes roleve të saja përmendim “Eshtrat që vijnë vonë”, “Kolona”, “Anatema”, “Vdekja dhe Vasha”, “Turpi” etj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...