4 Tetor 2016 - 09:53
Derisa dje japonezi Yoshinori Ohsumi morri çmimin Nobel për Mjekësi, sot do të ndahet çmimi Nobel për Fizikë, nesër për Kimi, me datë 7 tetor ndahet çmimi Nobel për Paqe, me datë 10 tetor ai për Shkenca Ekonomike.
I vetmi mbetet Çmimi Nobel për Letërsi ai i cili ende nuk ka një datë të caktuar. Kësisoj figuron edhe në faqen zyrtare të Akademisë Nobel, por, siç transmeton KultPlus, edhe në Facebook të kësaj date, e ku thuhet se ende nuk dihet kur do të shpallet autori ose autorja më e mirë e këtij viti.
Shqiptari Ismail Kadare po përmendet edhe këtë vit si një ndër favoritët, krahas Amos Oz, Haruki Murakami.
Vitin e kaluar, çmimin Nobel për Letërsi e morri Svetlana Alexievich, “për shkrimet e saj polifonike, një monument për vuajtjen dhe një guxim i kohës sonë”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...