4 Tetor 2016 - 10:25
Me një sërë ankesash për konflikt interesi dhe shkelje ligjore gjatë përzgjedhjes së fituesve të konkursit për projekte filmike, dy shoqata artistësh i kanë kërkuar Ministrit të Kulturës, Rinisë e Sportit, që përmes një komisioni ta verifikojë situatën brenda Qendrës Kinematografike të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përfaqësues të Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, shoqatës “Arte 7” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, javën që shkoi kanë pasur takim me ministrin e Kulturës, Kujtim Shala, për t’i kërkuar emërimin e një komisioni që do të merret me shkeljet që ata pretendojnë se janë bërë nga udhëheqja e QKK-së.
Paraprakisht, UAFK-u dhe “Arte 7” i janë drejtuar me ankesë me shkrim Ministrisë së Kulturës, sekretarit të këtij institucioni dhe Zyrës Ligjore për të kërkuar anulimin e rregulloreve dhe konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës për financim të projekteve.
“Kërkojmë nga ju dhe Zyra Ligjore e MKRS-së, që me urgjencë të anuloni rezultatet e konkursit për projekte kinematografike të vitit 2016, të anuloni dy rregulloret e paligjshme dhe të filloni të hetoni punën e QKK-së. Ky është obligimi juaj ligjor”, është shkruar aty.
Të martën e javës që shkoi, QKK-ja publikoi 16 projektet fituese të konkursit të sivjetmë. Ankesa me titull “Skandal korrupsioni në Qendrën Kinematografike të Kosovës”, përmend 11 projekte filmike të parregullta dhe thekson se 7 prej projekteve fituese në konkursin e sivjetmë “rezultojnë në konflikt të hapur interesi dhe bien ndesh me ligjin”. Veç këtyre përmenden edhe shkelje të tjera.
“Nga pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të QKK-së, katër prej tyre janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe kanë konflikte të hapura interesi. Nga shtatë anëtarët e jurisë vlerësuese, katër prej tyre rezultojnë të kenë konflikt të hapur interesi dhe bien ndesh me ligjin”, thuhet ndër të tjera në këtë ankesë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...