Vepra e kompozitores nga Kosova interpretohet në Izrael

4 Tetor 2016 - 09:26      

Prishtinë, 4 tetor – Një vepër solo për violë, të cilën, sipas kompozitores Dafina Zeqiri-Nushi, e karakterizon tingëllima me ngjyra të ndryshme bashkë me zhvillimin dhe venitjen e tingullit, do të interpretohet në Tel Aviv të Izraelit.

Violistja izraelite Eliana Lovenberg më datën 29 të muajit nëntor do të ngjitet në skenë për të luajtur “Disappear”, të cilën Zeqiri-Nushi e kompozoi në vitin 2011, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sebep për udhëtimin e kësaj vepre deri në Izrael është edicioni i tretë i festivalit “Vox Feminae Festival”, që organizohet nga Forumi i Kompozitoreve Izraelite. “Disappear” është përzgjedhur përmes një konkursi të cilin e kishte hapur ky forum dhe do të interpretohet bashkë me vepra të kompozitoreve të njohura të vendeve të ndryshme të botës.

Me qëllim të promovimit të muzikës së kompozuar nga gratë, ky forum i themeluar në vitin 2000, tash e tre vjetëve krahas evenimenteve të tjera organizon edhe “Vox Feminae Festival”. Përfshirjen në repertor të veprës së saj, kompozitorja kosovare e konsideron arritje për shkak të ngjarjes ku do të interpetohet.

“Është mjaft i rëndësishëm interpretimi i veprës në ‘Vox Feminae Festival’ në Izrael, pasi që është një festival mjaft i rëndësishëm sa i përket muzikës bashkëkohore, si dhe ka pjesëmarrje të kompozitorëve të mirënjohur bashkëkohorë. Vepra do të interpretohet nga violistja Eliana Lovemberg më 29 nëntor”, ka thënë Zeqiri Nushi, teksa ka treguar se si është bërë pjesë e këtij festivali... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...