3 Tetor 2016 - 20:47
Përmes një njoftimi në Facebook, Thaçi e quajti Agollin të “dashur si gjithnjë”, ndërsa shtoi se me thjeshtësinë dhe mikpritjen e tij bujare, më ofroi edhe një teke raki”.
Ky është postimi i Thaçit në Facebook:
Sot, në banesën e tij, e vizitova shkrimtarin dhe intelektualin e madh, Dritëro Agollin, i cili këtë muaj mbush 85 vjet.
I dashur si gjithnjë, me thjeshtësinë dhe mikpritjen e tij bujare, më ofroi edhe një teke raki.
Si President i Republikës së Kosovës, e dekorova me “Urdhrin e Pavarësisë”, një dekoratë e vogël kjo, për një njeri të madh si ai.
Dritëro Agolli ka guxuar të flasë, të shpresojë dhe të thotë të vërtetën, kur shumë të tjerë kishin zgjedhur heshtjen.
Jemi rritur dhe jetojmë me idealet e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...