3 Tetor 2016 - 19:40
Në fjalën e rastit, Kryeministri Edi Rama tha se sot më në fund trashëgimia kulturore mbrohet, por edhe studiohet në kushtet optimale.
Kryeministri vuri theksin tek puna e ndërmarrë nga Qeveria për kulturën, ku solli ndër të tjera si shembuj Beratin dhe Gjirokastra.
“Është pjesë e një qasjeje tonë jo për të rilindur trashëgiminë kulturore, por për të rilindur respektin tonë për të. Gjirokastra dhe Berati kishin hyrë në listën e zezë të UNESCO-s dhe konsideroheshin si pasuri në zhdukje. Qeveria investoi para dhe dije dhe sot e vërteta është që Berati dhe Gjirokastra nuk janë më në listën e zezë të UNESCO-s”, tha ai, raporton TopChannel.
Rama tha se janë disa pika kyçe të trashëgimisë për të cilat po kërkohen bashkëpunime të ndryshme për të ndërhyrë. Rama përmendi si model suksesi edhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
“1800 objekte u lanë në mëshirë të fatit, sot Muzeu është i çelur dhe objektet janë restauruar plotësisht”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se nga 400 ikonat e ekspozuara në këtë Muze, 250 shfaqen për herë të parë për publikun.
“Qeveria e kaluar nuk kishte prioritet as Muzeun dhe as Kulturën, ndërsa sot kultura është shndërruar në motor zhvillimi”, tha ajo.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...