Në Berat ngrihet kampi rajonal i Restaurimit të Trashëgimisë Kulturore

3 Tetor 2016 - 15:42      

Tiranë, 3 tetor – Organizata CHWB Albania organizoi kampin rajonal të Restaurimit të Trashëgimisë Kulturore në qytetin e Beratit.

Dhjetëra studentë të kualifikuar nga vendi dhe rajoni patën mundësi të studiojnë dhe punojnë në Berat, duke restauruar trashëgiminë dhe duke u lidhur ngushtë me qytetin.

Ditën e djeshme u bënë prezantimet e grupeve të nxënësve si dhe u shpërndanë certifikatat për studentët pjesëmarrës.

Berati, një qytet i vjetër me një arkitekturë tepër specifike që prej datës 8 korrik të vitit 2008, u regjistrua në listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Konferencën e radhës të mbajtur në Kanada.

Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike osmane. Berati, sipas UNESCO-s është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve.

Ndër kriteret e pranimit të Beratit në UNESCO veçohet se Berati dhe Gjirokastra janë dëshmi e shquar e bera6diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës, të cilat sot pothuajse janë zhdukur.

Po ashtu dy qytetet janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës klasike osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë.

Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit i cili renditet kështu midis 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e Trashëgimisë së tyre Universale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...