3 Tetor 2016 - 14:40
Kjo do të përfshijë vlerësim të afërt të shkatërrimit të trashëgimisë së tillë, si në të kaluarën ashtu edhe aktualisht.
“Mirëpres të mësoj se si Serbia dhe Kosova e kuptojnë realizimin e të drejtave kulturore dhe përpjekjet për t’i zbatuar ato përmes politikave, veçanërisht në fushën e qasjes dhe shijimit të trashëgimisë kulturore”, ka thënë para vizitës ekspertja e pavarur e ngarkuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejta të Njeriut që monitoron, raporton dhe këshillon në fushën e të drejtave kulturore në të gjitha vendet.
“Gjithashtu do t’i vlerësoj politikat e zhvilluara për të siguruar të drejtën e të gjithë njerëzve, pavarësisht përkatësisë grupore, t’i gëzojnë të drejtat e tyre kulturore, t’i shprehin narracionet e tyre historike, ta interpretojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe ta manifestojnë kulturën e tyre pa diskriminim,” theksoi Znj. Bennoune.
Gjatë vizitës së saj dhjetëditore, ekspertja do të takohet me autoritetet qendrore dhe lokale si dhe me grupe të tjera të interesit nga fushat e politikave kulturore, trashëgimisë kulturore dhe të drejtave kulturore, përfshirë këtu edhe akademikë dhe institucione të tjera relevante, transmeton KultPlus. Ajo do të takohet edhe me organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të agjencive të OKB-së dhe të organizatave rajonale për të diskutuar mbi praktikat e mira si dhe sfidat rreth gëzimit të barabartë dhe nga të gjithë të trashëgimisë kulturore.
Znj. Bennoune, e cila po e zhvillon këtë vizitë me ftesë të dërguar nga Qeveria e Serbisë, do të udhëtojë në pjesë të ndryshme të Serbisë dhe Kosovës* për të mësuar rreth këndvështrimeve, përvojave dhe iniciativave të ndryshme, si dhe për të fituar njohuri më të gjëra rreth gëzimit të drejtave kulturore si dhe sfidave që paraqiten në këtë proces.
Ajo shpreson që vizita e saj do të jetë mundësi për Qeverinë si dhe për grupet e interesit të ndajnë përvojat e tyre dhe të diskutojnë rreth sfidave ekzistuese.
Raportuesja Speciale do të mbajë konferencë për shtyp në Prishtinë të mërkurën më 12 tetor, dhe në Beograd, të premten, më 14 tetor.
Karima Bennoune u emërua Raportuese Speciale e OKB-së në fushën e të drejtave kulturore në tetor të vitit 2015. Ajo u rrit në Algjeri dhe në SHBA. Ajo është profesore në lëndët e Juridikut dhe Hulumtuese në Universitetin e Kalifornisë – Davis School of Law, ku ligjëron në lëndët e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar.Bennoune ka punuar në fushën e drejtave të njeriut më gjatë se 20 vite.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...