Kosova pranohet në organizatën për mbrojtjen e arkitekturës moderne

3 Tetor 2016 - 13:24      

Sot është zyrtarizuar pranimi i degës së Kosovës në DoCoMoMo International.

DoCoMoMo International (Documentation and Conservation of Modern Movement / Dokumentimi dhe Konzervimi i Modernizmit) është organizata më e madhe në botë që merret me mbrojtjen, promovimin dhe konzervimin e levizjes moderne.

DoCoMoMo e cila ka mbi 140 anëtarë (degë shtetërore & partnerë institucionalë) anë e mbarë botës, zyrtarisht pranoi degën e Kosovës në kongresin e saj, që u mbajt në shtator në Lisbonë.

“Krijimi i DoCoMoMo's në Kosovë dhe pranimi i saj në DoCoMoMo International do të thotë shumë për mbrojtjen e arkitekturës moderne në Kosove, e cila deri tash se voni në përgjithësi është neglizhuar nga institucionet dhe publiku”, thotë Bekim Ramku, udhëheqësi i DoCoMoMo Kosova.

Nismëtarët e degës së DoCoMoMo's në Kosove para disa muajve përfituan grantin prestigjioz nga Getty Foundation “Keeping it Modern” për draftimin e planit konzervues për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, objekt ky i cili edhe përfaqëson më së miri arkitekturën moderne në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...