Ekspozita “QuestionOfTheDay” sonte në Galerinë e Fakultetit të Arteve

3 Tetor 2016 - 09:49      

Në Galerinë e Fakultetit të Arteve, sonte nga ora 19:00, hapet ekspozita kolektive me temën “QuestionOfTheDay” që është edicioni i nëntë i Net’Rrjet.

Artdashësit mund t’i shohin veprat e 15 artistëve në këtë edicion të Net’Rrjetit, transmeton Koha.net.

Kuratorja Majlinda Kelmendi ka thënë se me “QuestionOfTheDay” është ekspozitë që përmes veprave artistike shfaqen preokupimet e artistëve rreth fenomeneve në shoqërinë tonë.

“Kjo ekspozitë do të trajtojë konceptin e parashikuar duke ngritur pyetje dhe duke marrë përgjigje dhe opinione rreth temës “QuestionOfTheDay”, duke sjellë kështu me veprat artistike këndvështrimin e artistit, për t’iu prezantuar pastaj dhe për të zgjuar debate, duke ndikuar në sensibilizimin e shoqërisë, për t’i afruar dhe ndërgjegjësuar rreth fenomeneve të ndryshme që ne na preokupojnë si artistë”, ka thënë Kelmendi.

Artistët pjesëmarrës në “QuestionOfTheDay” janë: Erza Gjonbalaj, Zgjim Zyba, Albana Ejupi, Argenita Fetahu, Blerim Tmava, Frederik Berisha, Kaltrina Vrajolli, Mirjeta Qehaja, Naim Geci, Nita Zeqiri, Rea Latifi, Rinor Hoti, Roland Kabashi, Thëllëza Shiterica, dhe Xhemile Grajqevci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...