Përfundojnë gërmimet në Kalanë e Shkupit, gjenden mbi 13 mijë artefakte

2 Tetor 2016 - 22:30      

Procesi i hulumtimeve arkeologjike në kalanë e Shkupit ka përfunduar tërësisht me ç’rast janë zbuluar mbi 13.400 gjëra nga periudha të ndryshme, prej të cilave 4.527 monedha, deklaroi ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Ministrja Kançeska-Milevska sot e vizitoi lokalitetin arkeologjik të Kalasë dhe bëri kontroll të gjërave në suaza të projektit për punë restauruese-konservatore dhe revitalizim të kalasë së Shkupit, që e realizon Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Të gjitha gjërat janë konservuar dhe veçmë janë ndarë në tre vende ku do të ekspozohen në tre muzeumet e Kalasë. Muzeu i parahistorisë dhe muzeu i periudhës osmane të cilat tërësisht kanë përfunduar, dhe muzeu i periudhës së shekullit të mesëm, i cili është në fazën e ndërtimit”, tha Milevska.

Potencoi se të gjitha tabelat dhe udhërrëfyesit veçmë janë bërë dhe pritet pas përfundimit të institucionalizimit të Kalasë së Shkupit Kale të hapen muzetë të cilat janë në disa kate, dhe ashtu siç tha, vizitorët do të munden ta shohin zhvillimin e të gjitha periudhave kohore dhe gjërat e ekspozuara në kohën nga e cila e kanë prejardhjen, raporton Ina.

Revitalizimi i kalasë së Shkupit është projekt i Qeverisë. Në suaza të së cilit nga viti 2007 deri në vitin 2012 vazhdimisht janë kryer hulumtime arkeologjike të tërësishme sistematike në të cilat ka punuar ekipi profesional prej 300 njerëzish nga fusha të ndryshme, si dhe studentë të arkeologjisë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...