“U2” prej kuzhinës në krye të hierarkisë së rockut

2 Tetor 2016 - 21:26      

Katër dekada pas ditës kur një grup nxënësish të pafajshëm irlandezë me instrumente të lira do të vendoseshin në një dhomë të vogël në shtëpinë e prindërve të Larry Mullen, “U2” rangohet në krye të hierarkisë së muzikës rock.

Ky grup “telashexhinjsh”, siç i quante miku i tyre i shkollës Frank Kearns, përfshinte edhe Adam Clayton, David Evans dhe Paul Hewson, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Ata i ishin përgjigjur njoftimit që Mullen, asokohe 14-vjeçare, e kishte vendosur në një tabelë në Dublin: “Bateristi kërkon muzikantë që të themelojë një bend”.

E shtuna e 25 shtatorit të vitit 1976 ishte fillimi i atij që sot argumentohet të jetë një ndër bendet më të mëdha dhe më të adhuruara, madje edhe më e çmuara në botë. Sfida për të gjetur një vend në bend u përmbush kur u dëgjuan bateritë e Mullen Jr. , kitara e Evans shpërtheu dhe Clayton, basisti që s’mund të luante në bas u veçua me “flokët më të mirë” në gjithë grupin, sipas Neil McCormick, një mik i moçëm i anëtarëve të bendit.

Neil, tashmë kritik i muzikës që shkruan për “Daily Telegraph”, e përshkruan sesi Hewson, i cili shpejt do të bëhej Bono, “shkoi aty duke menduar se ai do të bëhej kitarist…por unë e vërejta që nuk e kishte sjellë kitarën me vete”. “Çfarëdo që thotë ai, mendoj se ambicia e tij lidhej me mikrofonin”. Katër adoleshentët dakordohen se ajo ditë në periferi të Artanes “ishte mrekulli për U2”.

“Fati është që në atë kuzhinë para 40 vjetësh, Bono e takoi Edge”, shton Neil. “Ka polemika të mëdha midis të dyve, por ata janë karaktere shumë të kompletuara - janë zemra e U2”. “Njerëzit e tjerë s’do të mund të qëndronin në U2 aq gjatë sa këta dy. Por siç u takoi fati, Larry dhe Adam ishin saktësisht përzierja e duhur e talentit dhe personalitetit për ta bërë atë grup të kompletuar. Kur kjo ndodh, sikurse kur Ringo iu bashkua ‘The Betales’, është aksident magjik - një bend i mrekullueshëm është gjë e mrekullueshme”.

Frank, një mik i ngushtë me Mullen Jr., rrëfen sesi kishte parë një katërshe të patrembur tek ushtronte pasditeve të së mërkurave në “Mount Temple Comprehensive”, ku “xhinset e lëshuara dhe frizurat punk-rock” ishin gjë e zakonshme nëpër korridore.

“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar dikë të luante në kitarë elektrike, ishte si magji”, ka thënë Frank, tashmë muzikant dhe producent në Dublin. “Kur ata bëheshin bashkë, gjithçka ishte më e madhe, më emocionale, më shpirtërore, në secilën mënyrë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...