Tim Burtoni i vjetër me “Miss Peregrine...”

2 Tetor 2016 - 19:10      

Sipas numërimit tim, kanë kaluar nëntë vjet qysh kur më ka pëlqyer një film i Tim Burtonit (“Sweeney Todd: The Demon Barber of Fleet Street”) dhe 20 vjet qysh kur e kam dashur një film të tij (“Mars Attacks!”) Kam nisur të mendoj që e kam humbur gjithë dashurinë për këtë regjisor të talentuar, kokëfortë, i cili zotëronte vizionet e bukura e të çuditshme në karrierën e tij të hershme dhe më pastaj duket sikur u verbua nga drita boshe e studios “C.G.I”.

Dhe çfarë befasie e bukur ishte, ta shoh filmin e ri të Burtonit, “Miss Peregrine’s Home for Peculiar Children” dhe të ndiej atë dashurinë për Burtonin e vjetër – të gjejë fantazinë e tij të errët dhe gjallërinë e freskët sërish.

Këtu është Tim Burton i vjetër që të gjithë jemi mësuar ta shohim, që del jashtë pyjeve sikur të kishte qenë i humbur prej kohësh. E kjo, po që është një mënyrë goxha mospërfillëse për të nisur një kritikë filmi, shkruan “Vanityfair.com”, transmeton “Koha Ditore”. Por mjeshtëria e Burton ka qenë aq e gabuar për kaq shumë kohë saqë është vërtet mirë të shijojmë një film të tij përsëri.

“Miss Peregrine…” është bazuar në romanin e famshëm të Ransom Riggs. Filmi në esencë është rrëfimi për një adoleshent të quajtur Jake (Asa Butterfield, që vjen monoton, por efektiv) i cili udhëton në një ishull në brigjet e Uellsit për të hulumtuar për gjyshin e tij të ndjerë (Terence Stamp).

“Miss Peregrine” është bukur një marrëzi, kjo është e sigurt. Derisa filmi vazhdon, ngjarja arrin kulmin me shfaqjen e plotë të personazheve negative dhe të pakëndshëm. Sekuenca funksionon edhe falë koreografisë së mprehtë të Burtonit. Mirëpo pjesa më e madhe e asaj që ndodh para atij fundi bombastik (por megjithatë argëtues) zhvillohet në një mënyrë të zymtë dhe të zgjuar argëtimi - pikërisht ashtu siç edhe pritet të ndodhë në një film të Tim Burtonit.

E derisa Jack fillon të njihet me fëmijët karakteristikë të kësaj shtëpie të veçantë, që udhëhiqet nga Miss Peregrine (Eva Green), filmi eksploron territorin e vet kreativ. Dora e Burtonit është delikate këtu- secila çudi dhe aftësi që e posedojnë fëmijët është paraqitur me përmbajtje.

Miss Peregrine është e madhe dhe shumë e zënë, por vetëm rrallë mund të ndihet si e ekzagjeruar. Filmi në shumicën e kohës qëndron i fokusuar në rrëfimin e vet interesant, me digresione të rastit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...