“Snowden” me një qasje të gabuar e të rrezikshme

2 Tetor 2016 - 17:05      

Filmi “Snowden” i Oliver Stone është dukshëm pjesë e fushatës së Edward Snowden dhe përkrahësve të tij që presidenti amerikan Barack Obama, t’ia falë shkeljet e ligjit.

Snowden, i cili ishte një teknik që punonte për një kompani të kontraktuar për të mbështetur Agjencinë Kombëtare Nacionale (NSA), ilegalisht kishte shkarkuar mijëra dokumente të klasifikuara si top-sekret, kishte ikur nga shteti me to dhe ua kishte dhënë ato që të publikohen online, shkruan “ABCNews”, transmeton “Koha Ditore”. Ai vazhdon të qëndrojë në ekzil në Moskë.

Së fundi e kam parë filmin nga perspektiva e një qytetari të zakonshëm, por edhe të atij që dikur kishte punuar në botën e shërbimit inteligjent qeveritar, kundër terrorizmit dhe për siguri.

Jam gjithashtu një nga pesë njerëzit që presidenti Obama u ka kërkuar të shërbejnë në grupin shqyrtues të Inteligjencës dhe Komunikimeve Teknologjike, një panel ky i krijuar për të shqyrtuar të gjitha çështjet e ngritura sa u përket zbulimeve që ka bërë Snowden.

Konkluzionet dhe rekomandimet tona të gjitha janë të qasshme për publikun në uebfaqen e Shtëpisë së Bardhë. Si pjesë e këtij grupi kam pasur qasje të pacensuruar në atë se çfarë kishte bërë “NSA” dhe kam ardhur tek disa gjykime personale lidhur me vlerën e tyre dhe për efektet që kanë pasur zbulimet e Snowdenit.

Ka qenë një program i “NSA” për të cilin nuk kisha dëgjuar më herët dhe që më ka bërë të ndalem pak. Pa një autorizim të qartë, “NSA” ishte duke mbledhur të dhëna telefonike (metadata) për thirrjet e realizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto të dhëna në këtë rast nënkuptonin jo vetëm përmbajtjen e thirrjeve telefonike, por edhe numrat (thirrësin dhe pranuesin e telefonatës) dhe kohëzgjatjen e tyre. Ata ishin duke mbledhur informacione për të gjitha telefonatat në rrjete të caktuara, jo vetëm të telefonatave të realizuara nga persona specifikë që ishin identifikuar me urdhër të gjykatës... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...