2 Tetor 2016 - 15:03
Çfarë i kishte bindur miliona gjermanë të rëndomtë ta përqafonin atë dhe doktrinën e tij urrejtëse? Si u bë që ky “pretenduesi më i vështirë për të arritur poste të larta shtetërore” të arrijë pushtetin absolut në një shtet dikur demokratik dhe ta vërë atë në kursin e një horrori monstruoz? Një mori biografësh të mëparshëm (më të dalluarit: Alan Bullock, Joachim Fest dhe Ian Kershaw) kanë pasur teori të avancuara për ngritjen në pushtet të Hitlerit dhe dinamikën ndërmjet këtij njeriu dhe kohës së tij, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Disa kanë qenë të fokusuar në kushtet sociale dhe politike në Gjermaninë e pas Luftës së Parë Botërore, të cilën Hitleri e shfrytëzoi mjeshtërisht – në hidhërimin ndaj kushteve të vështira pas Traktatit të Versajës dhe dëshirës së madhe për të kthyer madhështinë e Gjermanisë, papunësinë dhe ankthin ekonomik në gjithë botën në kohën e Depresionit në fillimviteve ‘40 dhe paragjykimet e vjetra etnike nga frika e “tjetërsimit”.
Shkrimtarë të tjerë – përfshirë biografin e fundit të diktatorit, historianin Volker Ullrich – janë fokusuar në Hitlerin si politikan që u ngrit në pushet nëpërmjet demagogjisë, spektaklit dhe fjalimeve para masave.
Në librin “Hitler: Ascent: 1889-1939”, Ullrich vendos të largojë mitologjinë që Hitleri e kishte krijuar për veten në librin “Mein Kampf”, dhe gjithashtu provon ta shohë këtë “figurë misterioze, katastrofike” jo si një monstër apo njeri të çmendur, por si qenie humane me “talent të pamohueshëm dhe komplekse të dukshme e të thella psikologjike”.
“Në njëfarë sensi”, shkruan ai në parathënie, “Hitleri do të ‘normalizohej’ – megjithëse kjo nuk do ta bënte atë të dukej më ‘normal’. Nëse asgjë tjetër, ai do të shfaqet edhe më i tmerrshëm”... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...