
2 Tetor 2016 - 13:01
Historiani i njohur, Hasan Kaleshi, në një shkrim të përbashkët me Ismail Erenin, do të shkruante se “Mahmud Pasha dhe vëllai i tij, Emin Pasha, mund të konsiderohen nismëtarë të modernizmit urban të Prizrenit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Jo larg Hamamit të Gazi Mehmed Pashës, të cilin po ashtu kjo familje e rinovoi rrënjësisht në vitin 1833, u ndërtua xhamia që për nga pamja i ngjason asaj të Sinan Pashës, e cila po ashtu nuk është fort larg. Në vijë ajrore njëra - tjetrën e kanë karshi, veçse kjo e Emin Pashës është dukshëm më e vogël.
E bukur nga brenda është po aq. Dekorimet e saj me arabeska janë mahnitëse. I bukur është edhe kopshti i këtij monumenti që ndodhet në atë që njihet si lagjja Saraçhana, e që mirëmbahet me kujdes. Në oborr janë edhe varrezat e vjetra, përmendoret e të cilave janë plot me vlera të trashëguara të kulturës materiale. Është edhe varri i Emin Pashës, kryesori në atë mes.
Dikur, në atë oborr, ka qenë edhe një objekt që ka shërbyer si shkollë.
Ndërtim i feudalëve
Me Xhaminë e Emin Pashës, sikurse edhe me personalitetin e tij dhe familjes Rrotllaj u morën shumë studiues. Shumica e tyre theksojnë faktin se i ngjan asaj të Sinan Pashës, ndërsa theksojnë edhe lidhjen familjare të këtyre dy personaliteteve, që jetuan në periudha të ndryshme kohore.
Kësisoj, Abib Ahmedi, në librin e tij “Theranda – Prizreni ndër shekuj” e botuar në vitin 1996, shkruan se “Emin Pasha, afër Hamamit të Gazi Mehmed Pashës nga veriu, ndërtoi një xhami të ngjashme me atë të Sinan Pashës me dimensione më të vogla” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...