
2 Tetor 2016 - 11:22
Muzika klasike shkrihet me flamencon, tingujt latinë e ballkanikë. Agron Peni, tashmë e ka dëshmuar epitetin që i është vënë: kitarist virtuoz.
Protagonist i pesë albumeve muzikore, pjesëmarrës në festivale e mbrëmje të ndryshme muzikore, Peni thotë se rrugëtimi i tij në muzikë nuk ka qenë i lehtë, shkruan sot “Koha Ditore”. Por prapëseprapë i bukur. Ai rrëfen se si gjithmonë ka dashur ta ketë stilin e tij unik muzikor, që pashmangshëm e ka bazën tek klasikja - për të cilën edhe është shkolluar.
Peni njihet për aftësitë që të bashkojë muzikën klasike me flamencon me anë të teknikës mahnitëse, e gjithashtu me veprime të natyrshme në elektronikë duke befasuar me produksionet “Chill Out” dhe “House”.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ai zbërthen me fjalë atë që me tinguj veçse e ka dëshmuar - mjeshtërinë artistike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...