Foto: Koha

Një kënd për botën e madhe të Muharrem Qenës

2 Tetor 2016 - 09:29      

“Erveheja, i shoqi, Kunati, Plaku i parë, Plaku i dytë, Plaku i tretë, Dëshmitari i parë, Dëshmitari i dytë, Dëshmitari i tretë e Bujari, Bujarja e shoqja e Bujarit”, janë disa ndër emrat e radhitur në formë vertikale.

Kjo letër gjendet afër makinës së shkrimit të regjisorit, aktorit, këngëtarit e tekstshkruesit, Muharrem Qena, shkruan sot “Koha Ditore”. Makina që ruhet në një kuti mban mbishkrimet: “UNIS” dhe “tbm de Luxe”.

Mjeti dyngjyrësh i dizajnuar nga gjermanët, Alfons Boothby dhe Georges Joseph, i prodhuar edhe në ish-Jugosllavi, ishte përdorur nga artisti me nam, Muharrem Qena, i cili u lind më 1930 në Mitrovicë dhe vdiq më 25 shtator 2006 në Prishtinë.

Nëpërmjet kësaj makine, Qena do të hidhte në letër tekste këngësh, role aktorësh e madje edhe një biografi të tij.

Bashkë me disa gjësende të tjera të artistit me nam, ato kanë zënë vend përkohësisht në një kënd në muze, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Është një ekspozitë e vogël për botën e madhe të tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...