1 Tetor 2016 - 10:18
Kështu, “Kosova Dalmatine” përmendet herët si “Campus Merularum” te kronika e Popit Duklanin e shekullit XII, pra e ka kuptimin e emrit “Fusha e Kosovës”, shkruan Enver Rexha në pjesën e katërt dhe të fundit të serisë mbi historiografinë për emrin Kosovë-Kosova të botuar në Shtojcën për Kulturë në Koha Ditore. Emri “Kosova” edhe në këtë dorëshkrim të shekullit XIII thuhet të ishte një term mbi bazën e gjuhës ilire. (“Kosova...”, M. Carabregu fq.18).
60 kështjellat e shekullit VI
Autori Q. Namani na ofron të dhëna që fjala “Kas” nënkupton fjalën “Kështjellë”, me arsye se vendi kishte shumë kështjella gjatë historisë - vetëm në shekullin VI kishte 69 kështjella që i paraqet autori Prokopi i Cezares, dhe fjalën “ova” që nënkupton “fushë”. Këto dy fjalë përbëjnë sot në gjuhën shqipe emrin “Fusha e Kështjellave” - “Kasova”, që me një metatezë, ndërkohë, emri do të kalonte në formën e sotme “Kosovë/a”.
Para përfundimit duhet të theksojmë që kërkimet e deritanishme në fushën e toponimisë brenda kufijve të sotëm të Kosovës dhe në kontest të kufijve historikë, të cilat i janë përshkruar Dardanisë antike, dëshmojnë për një numër të madh shtresash gjuhësore të saj, studimi i të cilave krijon pasqyrën e saktë të kulturës gjuhësore, etnografike e historike të vendit. Në fondin e përgjithshëm të toponimeve të Kosovës, dhe më gjerë të Dardanisë, që e përbën fondi i vjetër iliro-shqiptar, do të ndeshim dhe fondin e shtresimeve romake, bizantine, saksone e sllave gjatë mesjetës, osmane gjatë pesë shekujve, si dhe serbe në shekullin XX. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...