Dorëshkruesi i shekullit të ri

1 Tetor 2016 - 09:54      

Para dy viteve kisha nderin të mbledh dhe të arkivoj një pjesë të krijimtarisë së Gjelosh Gjokajt për të dizajnuar Monografinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, dedikuar Gjelosh Gjokajt, e cila u botua në vitin 2014.

Kjo më bëri që të jem edhe më afër rrugëtimit dhe krijimtarisë së tij, shkruan Zeni Ballazhi ë numrin e sotëm të Kohës Ditore. Por e “ritakoja” piktorin nëpërmjet veprave, nja 12 vjet pas takimit real me të.

Ishte dhjetori i vitit 2002. U takuam në kafe-galerinë “Hani i 2 Robertëve”. Me Gjelosh Gjokajn pimë nga një gotë verë të kuqe.

Shkas për takim ishte ekspozita personale me piktura të ndryshme kryesisht formate të vogla, peizazhe të abstraguara me një stil kryesisht ekspresionist abstrakt. Ishin vepra të realizuara gjatë vitit 2002, e dy a tri punime i realizoi gjatë takimit tim të parë që pata në zyrën time në Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe më tha duke qeshur: “Për t’i shitur janë këto!”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...