“Home” i Kosovës dominohet për çmimet evropiane të Filmit

30 Shtator 2016 - 11:47      

Filmi “Home” me regji nga Daniel Mulloy është në mesin e 15-të filmave evropianë të nominuar për Çmimet Evropiane të Filmit, bën të ditur KultPlus.

Filmi “Home” është bashkëproduksion mes Kosovës dhe Anglisë, është triler njëzet minutash, i cili flet mbi temën e refugjatëve.

Përderisa numër i madh i burrave e grave provojnë të hyjnë në Evropë, një familje angleze duket të jetë në pushime.

Historia e filmit 20 minutash “Home” është ende më e thellë. Kësaj radhe familja bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Ky film pjesën me të madhe të xhirimeve e ka pasur në Kosovë, më përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. “Home”, i cili shtjellon vuajtjet e refugjatëve është realizuar në bashkëpunim mes DokuFest, Blacksheep dhe Somesuch, me mbështetjen financiare të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, USAID dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës.

Filmi është nominuar nga Vila do Conde Film Festival, festival i filmave të metrazhit të shkurtër në Portugali. Festivalet e ndryshme evropiane kanë pasur të drejtë të nominojnë filmat e tyre për këtë kategori.

15-të filmat në këtë kategori do të shpërndahen tek 3 mijë anëtarët e Akademisë Evropiane të Filmit, ndërsa fituesi shpallet me 10 dhjetor në Worclaw në Poloni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...