Zbulohet kisha 700-vjeçare në Lezhë

30 Shtator 2016 - 11:38      

Zbulohet një kishë rreth 700-vjeçare në fshatin Gjazuj, në Ungrej të Lezhës.

Kisha është zbuluar gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës së fshatit. Historianët thonë se zbulimet në fjalë i përkasin një objekti religjioz të Krishterë dhe një rezidence feudale të Gazullorëve si pjesë integrale e një vendbanimi të mirëfilltë mesjetar ku jeta është zhvilluar duke nisur që nga fund shek.XIII-të e deri në fillim të shek. XVII kur ky fshat mesjetar kishte përmasat e një qyteze karakteristike arbnore.

Gjithashtu pranë këtyre strukturave murale janë zbuluar edhe disa objekte te tjera si; qeramike masive por edhe ajo e stilizuar, kocka -gozhda artizanale te përmasave dhe funksioneve te ndryshme.

Banorët tregojnë se me këtë zbulim, historia nxjerr të vërtetën e madhe, rrënjët e krishtërimit që janë ruajtur fort në zonën që i përket 100% besimit katolik.

Pak më tutje ndodhet edhe Kroi i Shën Ilisë, një krua që ende sot ka ujë dhe përdorej edhe para 700 vitesh si burim jo vetën nga kisha por edhe nga dhjetëra familje.

Historianë dhe arkeologë apelojnë që punimet të ndalen dhe puna të nise më zbulimet e hershme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...