30 Shtator 2016 - 11:57
Pavarësisht kësaj, ndërhyrja në lyerjen e ambientit të brendshëm të kësaj shkolle është bërë pa kurrfarë miratimi nga ana e Komisionit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Madje Komuna e Prishtinës nuk ka kërkuar pëlqim nga IKMM-ja. Të gjitha klasat dhe korridoret e shkollës janë ngjyrosur gjatë muajve të verës derisa nxënësit ishin në pushime. Komuna e Prishtinës konsideron se për ndërhyrje të tillë nuk duhet të konsultohen institucionet e trashëgimisë kulturore.
“Në shkollën ‘Elena Gjika’, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën TIKA ka bërë rinovimin dhe inventarizimin e 11 klasave dhe gëlqerosjen e tërë objektit të shkollës. Punimet janë bërë në enterier pa e ndryshuar pamjen e jashtme të objektit, andaj edhe nuk ka qenë i nevojshëm miratimi nga ndonjë institucion për mbrojtjen e monumenteve”, shkruhet në përgjigjet e Zyrës për marrëdhënie me media të Komunës së Prishtinës.
Por, në nenin 4 të Ligjit për trashëgimi kulturore shkruan se “cilado ndërhyrje qё ndikon nё tërësinë ose vlerat e trashëgimisë kulturore kërkon leje të shkruar nga institucioni kompetent”. Ky akt juridik madje ndalon edhe vendosjen e panove reklamuese pa leje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...