Zvogëlimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës godet edhe kulturën

30 Shtator 2016 - 09:44      

Prishtinë, 30 shtator - Zbritja e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin që vjen ka goditur edhe kulturën. Përderisa për këtë vit ishin planifikuar 670 mijë euro për investime në këtë fushë, për vitin 2017 janë paraparë 550 mijë euro. Kësisoj sipas buxhetit të miratuar në Kuvendin Komunal të enjten, kryeqyteti për vitin që vjen do të ketë 120 mijë euro më pak mjete për kulturë.

Udhëheqësit komunalë kanë hequr dorë edhe nga investimet kapitale të parapara ndër vite.
Qasja e tillë është kritikuar edhe gjatë diskutimeve para miratimit të buxhetit, i cili në tërësi i është zbritur Komunës së Prishtinës për rreth 4 milionë euro.

Në buxhetin për vitin e ardhshëm Drejtoria e Kulturës ka në dispozicion 50 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra, 200 mijë euro për renovimin e objekteve kulturore dhe ato të trashëgimisë kulturore, 150 mijë euro për manifestimet kulturore dhe sportive, 50 mijë euro për dekorimin e qytetit gjatë festave, 50 mijë për art në hapësira publike dhe 50 mijë për projektim të investimeve kapitale (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...