Përfaqësuesit të “DokuFestit” s’i lejohet prezantimi në Spanjë

30 Shtator 2016 - 08:56      

Prizren, 30 shtator - Drejtori artistik i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” në Prizren, Veton Nurkollari, ka kuruar një program të filmave për një ngjarje kulturore që mbahet në Spanjë. Por atë nuk ka mundur ta prezantojë personalisht, për shkak të pengesave të krijuara nga autoritetet spanjolle, shkruan sot Koha Ditore.

Nurkollarit nuk i kanë dhënë vizë. Artistë pjesëmarrës në këtë ngjarje janë solidarizuar me Nurkollarin, ndërkohë që ky i fundit ka shprehur zhgënjimin për humbjen e një rasti të mirë për shkëmbime kulturore. Madje, drejtori artistik i “DokuFestit” e ka cilësuar si ironi faktin që ka kuruar një program filmash që kanë për temë emigrimin derisa vetë atij i është refuzuar viza nga autoritetet spanjolle për të marrë pjesë në projektimin e tyre në San Sebastian prej 28 deri më 30 shtator.

Aktivisti kulturor nga Prizreni ka qenë i ftuar në ‘Corners’, një platformë për artistë dhe publikun, i krijuar dhe udhëhequr nga organizatat kulturore.
“’Corners’ nuk është një festival klasik, por në fakt një projekt i më shumë se 10 organizatave nga Evropa.
Spanja është njëra nga pesë shtetet e BE-së që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovën...(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...