29 Shtator 2016 - 08:46
Katër projekte për filma të kategorisë së metrazhit të gjatë, tri projekte të koproduksionit minor, katër projekte filmike të metrazhit të shkurtër artistik, një film i gjatë dokumentar, tre dokumentarë të shkurtër dhe një animacion i metrazhit të shkurtër, do të financohen me para të shtetit. Ata janë vlerësuar si më të mirët në mesin e 70 projekteve konkurruese nga dy juri.
Ndryshe prej vitit të kaluar, kur ishin shpallur 17 projekte fituese, sivjet është një projekt më pak dhe sa i përket thirrjes së veçantë për projekte specifike që nuk kalojnë vlerën e 50 mijë eurove të regjisorëve debutues, dhe juria ka konstatuar se nuk ka projekte cilësore në aspektin e skenarit.
Buxheti i Qendrës Kinematografike të Kosovës sivjet është 1 milion euro dhe për financimin e projekteve janë paraparë 850 mijë euro. Kjo njëherësh është shifra më e lartë që ka vënë ndonjëherë në dispozicion QKK-ja për financim të projekteve. E megjithatë pakënaqësitë e regjisorëve pjesëmarrës në konkursin e QKK-së për financim të projekteve filmike të vitit 2016 kanë qenë të menjëhershme pas shpalljes së fituesve.
Juria vlerësuese për projektet e metrazhit të gjatë artistik, debutues dhe koproduksion minor e përbërë nga Arian Krasniqi, kryesues, Danijel Hocevar, Zymber Kelmendi, Visar Morina, Artur Tahiraj dhe Alban Ukaj në kategorinë e filmit të metrazhit të gjatë ka shpallur fitues “Cirkun fluturues” me skenar e regji të Fatos Berishës, “Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit, “Zana” me skenar e regji të Antoneta Kastratit dhe “Skype” me skenar e regji të Isa Qosjes. “Cirku…” i Berishës, ish-drejtor i QKK-së para dy vitesh me të njëjtin projekt kishte fituar në kategorinë për zhvillim të skenarit. Ishte mbështetur me 5 mijë euro.
Për koproduksion minor, kjo juri - në të cilën ka munguar dramaturgia boshnjake Elma Tataragiq - ka shpallur fitues projektet “Derë e hapur” me skenar e regji të Florenc Papas, “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit e regji të Bujar Alimanit dhe “I treturi” me skenar e regji të Arben Thaqit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...