ASHAK përkujtoi krijimtarinë e akademik Gjelosh Gjokaj

28 Shtator 2016 - 16:21      

Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përkujtoi sot piktorin e ndjerë, akademik Gjelosh Gjokaj i cili vdiq në fundjavën e shkuar në Gjermani.

Akademik Gjokaj u kujtua për krijimtarinë e tij të veçantë artistike dhe lidhjen e veçantë me vendlindjen.

Kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami, vlerësoi lart punën e akademik Gjokajt, anëtar i jashtëm i kësaj Akademie, i cili kishte kontribuar edhe në edukimin e gjeneratave të para të artistëve të rinj gjatë kohës sa ishte pedagog në Degën e Arteve Figurative në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, transmeton koha.net.

“Vdekja e maestros Gjelosh Gjokaj është para së gjithash humbje e madhe për familjen, për miqtë, për artistët, për njeriun që e përfaqësoi kulturën dhe artin shqiptar denjësisht anekënd botës, për njeriun e urtë dhe dashamirës, humbje për miqtë dhe kolegët e tij në Kosovë, por edhe për ne në Akademi që e njihnim dhe e çmonim shumë”, theksoi kryetari Islami.

Në këtë akademi përkujtimore mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...