”Muzeu Lëvizës”, një mundësi për promovimin e pasurisë etnografike dhe folklorike

28 Shtator 2016 - 15:26      

Tiranë, 28 shtator - Ne kuadër tё “Ditёs Kombëtare tё Trashёgimisё “ dhe “ Ditëve Evropiane te Trashëgimisë Kulturore”, Qendra Kombëtare e Muzeve Berat, ka hapur dyert më 22 shtator për “Muzeun Lëvizës”, ekspozitë kjo që, siç bën të ditur atsh, do të vazhdojë dhe për dy javët e ardhshme.

Muzeu Historik Lushnje hapi dyert për këtë ekspozitë, për t’u treguar vizitorëve pasurinë etnografike dhe folklorike që kemi ne si popull shqiptar.

Kjo ekspozitë përmban imazhe me shumë vlere të ruajtura me fanatizëm nga fondi i Muzeut Etnografik dhe Muzeut Onufri.

14358719_1070998559622791_2837518209576808488_nNёpёrmjet kёsaj ekspozite synohet qe, koleksioni tё bёhёt mё i njohur pёr njё publik mё tё gjёrё , pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut.

Gjithashtu, synohet tё krijohet njё rrjet aktiv bashkëpunimi me muzetё e tjera brenda dhe jashtё vendit, duke shkëmbyer eksperienca, duke promovuar kulturën, duke bashkëvepruar dhe shpërndar informacion.

Me këtë aktivitet, bëhet e mundur që Shqipëria të jetë jo vetëm një atraksion turistik por dhe një vend i pasur me etnicitet dhe folklor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...