28 Shtator 2016 - 15:22
Me anë të melodisë, do të përcillet historia e trishtë e 57 shqiptarëve që humbën jetën në Tragjedinë e Otrantos.
Gjithçka do të ndodhë në kuadër të MESS – Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Sarajevë, në edicionin e tij të 56-të, bën të ditur atsh. Edicioni nis me 30 shtator e zgjatë deri me 9 tetor.
Pjesë e kësaj performance do të jetë edhe Grupi Polifonik Shqiptar i përbërë nga Nazo Çelaj, Valter Hodo, Sali Brahimaj, Nikolin Likaj dhe Meleq Çela.
Muzika e “Katër i Radës” është krijuar nga Admir Shkurtaj, ndërsa vjen në Sarajevë me regjinë e Salvatore Tramacere dhe libretto të Alessandro Leogrande.
Hersiana Matmuja është sopranoja nga Shqipëria e cila njihet për performancat e saj edhe operistike në Itali, ku jeton e punon prej kohësh. Në këtë skenë të Sarajevës, Matmuja vjen si pjesë e Cantieri Teatrali Koreja, një qendër e prodhimit teatror.
Ajo e ka bërë të ditur këtë pjesëmarrje në rrjetin social të facebook ku ka publikuar dhe një video prezantuese.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...