28 Shtator 2016 - 11:48
Në vend të duartrokitjeve, pesë orë para shfaqjes, ekipi thotë të jetë kërcënuar nga nikoqiri, drejtori i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo.
Në një konferencë për media në kohën kur do të duhej të niste shfaqja, ekipi ka sqaruar se është shtrënguar ta anulojë atë pa vullnet. Sipas dramaturgut Jeton Neziraj, ekipi teknik ka udhëtuar që herët në mëngjes, në mënyrë që të përgatiste dritat, skenografinë dhe zerimin e shfaqjes. “Atyre u është thënë që skena e teatrit është e zënë deri në orën 17:00. E kemi bërë të qartë që kjo është e pamundur, sepse minimumi që na nevojitet për ta përgatitur shfaqjen është 6 orë”, ka thënë Neziraj.
Sipas tij, pa këtë kohë nuk mund të bëhej kompromis për shfaqjen. “Rreth orës 15:00 më në fund u lajmërua edhe drejtori Kiço Londo, të cilit ia bëmë të qartë që obstruksionet e kësaj natyre janë joprofesionale, të pahijshme dhe e rrezikojnë dhënien e shfaqjes. Ai pastaj është bërë arrogant, ka filluar të na fyejë, të na kërcënojë dhe ka qenë i gatshëm të na sulmojë edhe fizikisht”, ka thënë Neziraj. Sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në dhjetëra vende evropiane ku qendra “Multimedia” është paraqitur me shfaqje.
“Po flas për këtë copë institucioni e teatri, po flas për burokratët në këto institucione, për të cilët të vjen keq sesi janë katandisur kaq keq në mjerimin e primitivizmin e tyre. Ky teatër ku sonte është dashur të luajmë meriton një drejtor normal. Psikopatët e këtillë duhet mbajtur larg teatrit. Ndihemi të fyer”, ka thënë Neziraj para gazetarëve. Aty ka lexuar një pjesë të shkurtër nga komedia që duhej dhënë për publikun:“Çfarë kërkon ky gomar në një institucion publik?”
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...