28 Shtator 2016 - 13:19
Hapjen solemne të kësaj feste në emër të kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, nën patronazhin e të cilit po mbahet ajo, e ka bërë drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Nuhi Llugaxhiu. Gjatë ditës do të ketë edhe aktivitete të tjera, si: kolonia e artistëve të ardhur nga vende të ndryshme, të cilët do të punojnë gjatë tërë javës sa do të zgjasë “Festari...”, dhurimi i veshmbathjeve dhe i gjërave ushqimore në qendrën rinore “Shtëpia e Felbachut”.
Ndërkaq në orët e mbrëmjes të së martës është mbajtur koncerti për të rinj në sheshin “Fadil Vata”, ndërsa në orën 19:00 është bërë hapja e ekspozitës personale e skulptorit nga Shqipëria, Besmir Gjoka.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...