Ilir Bokshi ka nisur provat në Gjilan për shfaqjen “Im atë e donte Adolfin”

28 Shtator 2016 - 09:14      

Ka një javë që në Teatrin e Qytetit të Gjilanit kanë filluar provat për shfaqjen më të re.

Kjo shfaqje është dramatizim i romanit të Mehmet Krajës, “Im atë e donte Adolfin”. Ngjarja është e vendosur në Luftën e Dytë Botërore, dhe në shfaqje ka problem kufijsh, probleme të ndarjes së Shkodrës dhe Krajës, ku Shkodra mbetet në Shqipëri, e Kraja në Malin e Zi.

“Vetë autori vjen nga Kraja, kështu që ky është problemi bazik. Si dramatizim është bukur fragmentar dhe po mundohem që të gjej një zgjidhje alternative dhe shfaqja me qenë alternative”, ka thënë regjisori Ilir Bokshi për KultPlus.

Aktorët që do të luajnë në këtë shfaqje janë e gjithë trupa rezidente e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, pra Muharrem Sylejmani, Mejreme Berisha, Naser Zymberaj, Ramadan Kurti, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Safete Mustafa, Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Emine Toska, Njomza Kalaveshi dhe Tringa Hasani.

Ndërsa sa i përket premierës, sipas Bokshit, ajo pritet të jetësohet shumë shpejt në skenë.

“Unë edhe 10 ditë e ushtroj shfaqjen dhe atëherë mund të vendosë për premierën. Sepse qasja e gjetjes alternative nuk më dërgon në saktësinë e përfundimit të shfaqjes. Por, zakonisht shfaqjet e mia nuk zgjasin më shumë se një muaj e gjysmë prova”, përfundoi regjisori Bokshi.

Në romanin "Im atë donte Adolfin", dhjetë vjetët e para pas Luftës së Dytë, pas kthesës së madhe historike shqiptare, kohë e fokusuar në rrëfimin romanor të Mehmet Krajës, artikulohen përmes një dioptrie të veçantë, ndryshe nga rrëfimi letrar i kësaj epoke në prozën tonë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...