Baritoni Gëzim Myshketa hap sezonin operistik në Berlin

27 Shtator 2016 - 12:53      

Tiranë, 27 shtator - Baritoni i njohur shqiptar Gëzim Myshketa do ta hapë sezonin e tij operistik 2016-2017, me prezantimin para publikut gjerman.

Të dielën, më 2 tetor prej orës 18:00, ai do të interpretojë në Pallatin e Operas Gjermane në Berlin.

Artisti i skenës operistike, Myshketa do të luaj rolin e Escamilos në veprën Carmen të Georges Bizet bazuar në libretën e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy.

Carmen është operë tragji-komike në katër akte e cila për herë të parë ishte performuar më 3 mars të vitit 1875 në Paris, ndërsa në Operën gjermane në Berlin premiera e kësaj shfaqje ishte dhënë më 11 maj 1979.

Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë. Tregimi i Carmen dhe Don José, përfundon me një vrasje tragjike. Vepra përmes skenave komike prezanton të gjitha emocionet dhe tiparet e gjendjes njerëzore – mendjelehtësinë, marrëzinë, joshjen, mizorinë dhe fatin.

Muzika e operës është e mbushur me melodi që të mbetet në mendje dhe është e dominuar nga vallet dhe ritmet spanjolle.

Baritoni i njohur shqiptar Gëzim Myshketa së fundi ishte paraqitur në koncertin humanitar për shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan. Pas prezantimit në Operën gjermane të Berlinit, gjatë muajve tetor dhe nëntor, ai do të vazhdojë sezonin e tij artistik në Shtutgard, ku do të luaj në operën “Faust” produksion i ri nga Frank Castorf, për të vazhduar me skenat e tjera operistike ndërkombëtare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...