Më 15 tetor në Zym mbahen “Takimet e Gjeçovit 2016”

27 Shtator 2016 - 11:10      

Në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit, për të 45-ten herë me radhë të shtunën, më 15 tetor 2015, mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”.

Manifestimi i sivjetmë do të përfshijë programin artistik kushtuar Shën Terezës dhe një ekspozitë dedikuar humanistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiut.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje tradicionale do të mbahet ora letrare “Anton Pashku”, ku do të lexojnë 15 poetë nga viset etnike shqiptare. Më pas do të ndahen katër çmime:

Plaketa “Pena e Pjetër Bogdanit”
Plaketa “Pena e Shtjefën Gjeçovit”
Plaketa “Pena e Anton Pashkut”
“Unaza e Katit"

“Takimet e Gjeçovit 2016” përmbyllen me programin kulturo-artistik të Ansamblit “Katarina Josipi”. Manifestimi organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Kulturës të komunës së Prizrenit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...