
27 Shtator 2016 - 10:35
Të dytën e ka planifikuar për sot (e martë). Anëtarët e Task-forcës së themeluar me pompozitet, edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj prej vendimit, ende nuk i dinë detyrat e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”. Pos mbledhjes konstituive ku janë treguar qëllimet e këtij organi, më nuk janë marrë hapa të tjerë të përbashkët.
Task-forca ishte themeluar fiks shtatë muaj pasi Kosova sherri i tri votave nuk kishte arritur të anëtarësohej në UNESCO. Megjithëse roli i Task-forcës nuk ka synim direkt çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, pritet që ky organ ta bëjë vendin pjesë të konventave të ndryshme e organizatave që dalin nga UNESCO-ja.
Arton Ahmetaj, këshilltar i ministrit të Kulturës, Kujtim Shala, kryeson këtë Task-forcë. Ai ka thënë se mbledhja e muajit gusht ka qenë konstituive dhe anëtarëve u janë dorëzuar dokumente dhe statuse të organizatave ku Kosova synon të anëtarësohet. Kësisoj del që janë dashur dy muaj vetëm për konstituimin e kësaj Task-force.
Sali Shoshi, që udhëheq degën e organizatës suedeze “Trashëgimia kulturore pa kufij” në Kosovë, ka thënë se pret që në mbledhjen e sotshme të caktohen detyrat për të gjithë anëtarët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...