Në Ulqin u përurua libri i Nexhat Halimit, “Kërcimi i Drenushës”

26 Shtator 2016 - 12:33      

Në kuadër të botimeve shqipe në Mal të Zi, në fund të javës së kaluar, në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, u bë përurimi i librit me poezi “Kërcimi i Drenushës” i Nexhat Halimit.

Libri përmban 108 poezi kushtuar Ulqinit, 41 janë për fëmijë dhe të rinj, ndërsa të tjerat për lexuesin në moshë më të rritur. Për librin folën dr. Rrustem Berisha, Ali Gjeçbitraj dhe Fatmire Duraku. Me këtë rast nga aktori Shefqet Luca u deklamuan edhe disa poezi nga libri, ndërsa pikë e veçantë e mbrëmjes që deklamimi i poezisë “Libri”, nga Dea Halimi.

Libri “Kërcimi i drenushës”, i botuar nga Diti & Oli në Ulqin, nën përkujdesjen e botuesit entuziast Gazmend Çitaku, ka dy cikle me poezi kushtuar Ulqinit, qytetit perlë bregdetar, me një histori të madhe e të stuhishme gjatë mijëvjeçarëve të frymëmarrjes së vet epiko-lirike në këtë hapësirë.

E veçantë e librit është ajo se të gjitha poezitë i kushtohen detit, Kalasë, ullirit e njeriut të këtushëm me të përditshmen e vet, me hallet, ngashërimet, me dhembjet e dashuritë. Këtë botim e mundësoi Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi dhe në kuptimin e vet paraqet urë bashkëpunimi, forcim të lidhjeve të gjithanshme dhe sidomos të atyre kulturore, në mes të Ulqinit e të Kosovës. Nën logon e Ulqinit, “Kërcimi i drenushës” është libri i tretë i Nexhat Halimit, pas dramave për fëmijë Trëndafili me zemër dhe Vetëtima e shpatës, u theksua me këtë rast .

Libri, i botuar nën përkujdesjen e Gazmend Çitakut, me realizim të shkëlqyeshëm teknik, me dy punime – piktura, në ballinë të Salih Lutollit, në mënyrë të shkëlqyeshme e paraqet atmosferën e ambientit, për të cilin bëhet fjalë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...