Galeria e Arteve nesër homazh me ekspozitë për Gjelosh Gjokajn

26 Shtator 2016 - 11:56      

Galeria e Arteve të Kosovës nesër do të hap një ekspozitë në homazh për Gjelosh Gjokajn me veprat e tij nga koleksioni i galerisë.

Artisti i mirënjohur shqiptar, Gjelosh Gjokaj ka ndërruar jetë dje në një spital të Munichut.

GKK përmes faqes së saj në Facebook ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Gjelosh Gjokajt, ndërsa thotë se skena artistike kosovare ka humbur shumë me vdekjen e tij, transmeton Koha.net. Ekspozita do të jetë e hapur nga 27 shtatori deri më 4 tetor, thotë GKK.

“Me rastin e vdekjes së artistit të madh Gjelosh Gjokaj, në emër të stafit të GKK dhe bashkëpunëtorëve tanë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e afërm të tij, si dhe pikëllimin e thellë për humbjen e madhe që përjetoi skena artistike Kosovare dhe ndërkombëtare. Po e ndajmë me ju albumin e veprave të tij, që GKK ka nderin të ruajë në koleksionin e saj. Ftojmë audiencën e GKK që gjatë javës së ardhshme në datat 27 shtator – 4 tetor, të vizitojnë ekspozitën memoriale kushtuar Gjelosh Gjokajt, në Galerinë Kombëtare të Kosovës”, thotë GKK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...